Lajmet

Plus akoma me 2G! AKEP konfirmon: ALBtelecom, AMC dhe Vodafone së shpejti me shërbimet e internetit 4G

Mar 27 2015
0 Shpërndarje
Plus akoma me 2G! AKEP konfirmon: ALBtelecom, AMC dhe Vodafone së shpejti me shërbimet e internetit 4G

DSC_0776

Autoriteti i Komunkimeve Elektronike hedh dritë mbi tenderin e ofrimit të gjashtë brezave në frekuencat 4G për herë të parë në Shqipëri.

ALBtelecom(Eagle Mobile), AMC dhe Vodafone janë operatorët e parë shqiptar që do të ofrojnë intertin me shpejtësi të lartë 4G. Më herët ne zbuluam se Eagle Mobile do të ofronte së shpejti shërbimet 4G përmes raportimeve të Telegeography dhe TelecomPaper, tani AKEP “fut” në valle edhe Vodafone Albania dhe AMC. Gjithashtu, autoriteti në fjalë kishte hapur një tjetër tender 4G ku ofertat e fundit do të paraqiteshin në datën 9 Prill. Ky duket të jetë më tepër një shans që po i garantohet operatorit Plus Communication i cili akoma nuk ofron as shërbimet 3G.

Në një publikim në faqen e AKEP, autoriteti kishte hedhur poshtë një ankimim të operatorit Plus Communication lidhur me tenderin e datës 1 Mars të autorizimeve 4G. Plus kërkoi nga AKEP që të anullonte tenderin 4G me justifikimin e dhënia e autorizimeve në frekuencat LTE të operatorëve të tjerë me pozitë në treg ishte një diskrimimin për operatorët e vegjël dhe jo vetëm por edhe abonentët e tyre. Akep hodhi poshtë pretendimet e operatorit Plus.

Si rezultat i kësaj, ALBtelecom, AMC dhe Vodafone paguan gjithsej 23.5 milion Euro për dy të drejta përdorimit të frekuencave 1800 mhz për teknologjinë LTE. ALBtelecom në total pagoi 7.7 milion Euro, AMC pagoi 9 milion Euro ndërsa Vodafone 6.8 milion Euro.

Ndërsa e ardhmja e Plus ngelet në hije për shkak të dështimit të ofrimit edhe të shërbimeve 3G, një autorizimin të cilin e fitoi që në 15 Shtator të vitit të shkuar, operatorët ALBtelecom, AMC dhe Vodafone po përgatiten të ofrojnë internet 4G për të gjithë abonentët e tyre. Kjo do të shënojë edhe betejën e parë të ashpër mes operatorëve duke qenë se të tre gjenden në pozita të njëjta. Kush do të startojë i pari me shërbimet 4G ? Sa cilësor dhe i shpejtë do të jetë ky shërbim ? Çfarë do të ndodhë me Plus ?

Të gjitha këto përgjigje do i kemi pas pak muajsh, ndërsa ne ju sugjerojmë të bëni gati aparatet tuaja celular apo smartfon për 4G-në që premton të ofrojë internet 150 Mbps. Internet 4G gjithashtu do të rrisë edhe limitet e përdorimit të internet mobil, dhe mos harroni se për 4G-në u duhet një aparat celular që mbështet këtë teknologji të cilët kanë rënë nën 200 dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>