Lajmet

Plus Communication fillon testimin e internetit 3G në qytetin e Tiranës

Apr 11 2015
0 Shpërndarje
Plus Communication fillon testimin e internetit 3G në qytetin e Tiranës

plus

Operatori mobil shqiptar, Plus Communication njoftoi në rrjetin social Facebook se kishte filluar testimin e rrjetit 3G në disa zona të Tiranës. Më pas lajmëroi me SMS të gjithë përdoruesit e saj për testimin e 3G-së në Tiranë. Në SMS shkruhet:

“Përshëndetje! Plus ju fton të testoni shërbimin 3G në qytetin e Tiranës duke filluar që nga data 09/04/2015. Për më shumë informacion kontaktoni shërbimin e kujdesit ndaj klientit në 140 ose vizitoni Zona Plus në Tiranë. Së shpejti edhe në qytete të tjera të vendit! Kujdes me konsumin e Internetit.”

Operatori Plus Communication fitoi autorizimin individual të 3G-së në 15 Shtator të 2014 dhe u deshën pothuajse 7 muaj që të fillonte ofrimin e këtij shërbimi për abonentët e saj. Ju kujtojmë se Plus ishte i vetmi operator që qëndronte pas në këtë aspekt sepse tre operatorët e tjerë tashmë kanë fituar autorizimet individuale për 4G-në.

Paisja e Plus Communication me një autorizim 3G do të shtonte më tej konkurrencën në tregun shqiptar për një shërbim sa më të shpejtë dhe cilësor. Po në datën 9 Prill ishte njoftuar një tjetër tender për 4G-në dhe rezultati i saj pritet të zbulohet nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) në ditët në vijim. (PCWorld Albanian)

Tags >

3GPlus
Lajmet e fundit>