Lajmet

Plus konfirmon largimin, më 1 Janar 2018 ndërpret shërbimin

Dec 1 2017
0 Shpërndarje
ë tre mujorin e dytë të 2017-ës tregu i telefonisë celulare ndahej: Vodagone me 1,67 milion abonentë, Telekom me 1.13 milion abonentë, ALBtelecom me 459 mijë abonentë dhe Plus me 208 mijë abonentë. Plus konfirmon largimin, më 1 Janar 2018 ndërpret shërbimin Photo Source: Plus

Pas u raportua nga Autoriteti i Konkurrencës pak ditë më parë, Plus Communication konfirmoi zyrtarisht largimin nga tregu duke lënë shqiptarët me vetëm tre opsione: Vodafone, Telekom dhe ALBtelecom.

Operatori i katërt i telefonisë celulare i cili hyri në treg në Qershor të 2009-ës pasi fitoi një autorizim për ofrimin e shërbimeve celulare nga AKEP.

Më 6 Dhjetor 2010 kompania filloi zyrtarisht ofrimin e shërbimeve komerciale dhe në një kohë fare të shkurtër arriti të mbulojë me shërbim 99% të popullsisë.

Përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar www.plus.al kompania shkruante:

Të nderuar pajtimtarë të Plus Communication,

Ju informojmë se shoqëria Plus Communication sh.a do të ndërpresë veprimtarinë e saj të ofrimit të shërbimeve të telefonisë së lëvizshme kundrejt pajtimtarëve të saj në datën 01.01.2018.

Brenda këtij afati kohor të gjithë pajtimtarët me parapagesë duhet të konsumojnë balancat e tyre të mbetura, ndërsa të gjithë pajtimtarët me kontratë duhet të shlyejnë të gjithë detyrimet sipas kontratës së pajtimit.

Për të siguruar vazhdimësinë në shërbimet e telefonisë së lëvizshme, ju këshillojmë të kaloni tek një nga operatorët celularë që operojnë në treg.

PLUS ju falenderon të gjithëve JU që zgjodhët numrat PLUS për të komunikuar dhe na mbështetët në gjithë këto vite bashkëpunimi.

Një prej kompanive më premtuese me kapital shqiptare rivalizoi menjëherë tre operatorët e tjerë në treg me çmime të ulëta dhe shtoi më tej konkurrencën duke ulur koston e shërbimeve celulare.

Pas një mori peripecish që nga pamundësia për të siguruar një licencë 3G kur operatorët e tjerë po kalonin në 4G dhe konkurrenca e ashpër e dy lojtarëve më të fuqishëm të tregut Vodafone dhe Telekom (ish AMC), vendosi Plus në një pozitë të vështirë me humbje që arrinin deri në 6.1 milion lekë.

Sipas një marrëveshjeve të arritur, me largimin e Plus, Vodafone dhe Telekom do të ndajnë frekuenca e dhënë në përdorim Plus nga AKEP për kohëzgjatjen e ngelur.

Në tre mujorin e dytë të 2017-ës tregu i telefonisë celulare ndahej: Vodagone me 1,67 milion abonentë, Telekom me 1.13 milion abonentë, ALBtelecom me 459 mijë abonentë dhe Plus me 208 mijë abonentë.

Krahasuar me një vit më parë Telekom Albania shënoi rënie me 8.3% të numrit të përdoruesve dhe Vodafone me 1.2%. Rritjen më të madhe e pati operatori modest Plus me 26.2% krahasuar me një vit më parë ndjekur nga ALBtelecom me 1.8%.

Konkurrenca ka dhënë miratimin për kalimin e frekuencave nga Plus te Vodafone dhe Telekom Albania, duke argumentuar se: Nuk krijohen deformime te konkurrencës; Nuk dëmtohet përdorimi i rregullt , i sigurt dhe efiçent i spektrit te frekuencave; Rritet efiçenca e përdorimit të spektrit të frekuencave; Mbrohet interesi publik; Realizohet transparenca e nevojshme e parashikuar ligjërisht.

208 mijë pajtimtarët aktive të Plus-it nga të cilët rreth 5.8 mijë pajtimtar me kontratë, të jenë përpara zgjedhjes së njërit prej 3 operatoreve të mbetur në treg. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>