Ja se si

Po lodhem së klikuari Start dhe Shutdown për të fikur kompjuterin. A mund ta krijoj një shkurtesë për të bërë këtë?

Mar 12 2009
0 Shpërndarje
Po lodhem së klikuari Start dhe Shutdown për të fikur kompjuterin. A mund ta krijoj një shkurtesë për të bërë këtë?

altWindows XP edhe Windows Vista i përgjigjen shpejtë komandës shutdown. Në vazhdim do t’ju tregojmë një mënyrë për të bërë një shkurtesë për shutdown.Fillimisht, me tastin e djathtë të miut klikoni në desktop, zgjidhni New dhe pastaj zgjidhni shkurtesën. Kur kompjuteri t’ju pyesë për vendndodhjen e shkurtesës, shkruani shutdown dhe klikoni Next. Mund ta riemëroni shkurtesën ose ta lini me emrin e vet shutdown dhe pastaj klikoni Finish. Tani, kur të bëni një klikim të dyfishtë në këtë shkurtesë, Windows do të fiket vetvetiu brenda 30 sekondash. Vonesa prej 30 sekondash është për të ndaluar fikjen nëse ju e keni klikuar shkurtesën aksidentalisht. Në rast se e klikoni aksidentalisht shkurtesën. Mos u shqetësoni, ajo që duhet të bëni është vetëm klikimi në butonin Close. Nëse dëshironi të gjeni një mënyrë të lehtë për ta ndaluar fikjen e padëshiruar të kompjuterit, duhet të krijoni edhe një tjetër shkurtesë. Me tastin e djathtë të miut klikoni në desktop dhe zgjidhni New Shortcut. Kur kompjuteri t’ju pyesë për vendndodhjen e shkurtesës, kësaj radhe shkruani shutdown-a dhe emërtojeni shkurtesën Abort shutdown.

Lajmet e fundit>