Harduer

Po vijnë konkurrent të rinj të MacBook Air

Aug 29 2011
0 Shpërndarje
Po vijnë konkurrent të rinj të MacBook Air

Çmimet pritet të fillojnë prej 899 dollarë por ka gjasa të arrijnë deri në 1,999 dollarë. përveç kësaj nëse Intel ec ashtu si duhet, atëherë ultrabook’ët pritet të jenë hapi i radhës madhor për PC’t. Laptopët ultra të hollë e ultra-seksi janë dizajnuar me bazë në gjeneratën e ardhshme të Intel, Ivy Bridge, që është një platformë që ofron perfomrancë të lartë por efikase dhe me një çmim të pranueshëm , dhe sipas të gjitha gjasave Asus do të mbush tregun me një sërë modelesh të këtilla.

E Asus nuk është i vetëm në këtë betejë. Acer gjithashtu ka modele për të paraqitur në treg, siç është Aspire 3951 që pritet të debutojë në IFA. Ky model pritet të ketë procesor Intel Sandy Brdige dhe një dizajn paksa më të lirë, por është vetëm 13 mm i trashë dhe pritet të kushtojë 800 dollarë. HD Blog thekson se starton dhe aktivizohet nga gjumi për 2 sekonda.

Intel më parë ka theksuar se ultrabook’ët do të përbëjnë 40% të tregut të laptopëve deri në fund të vitit 2012. CEO i Asus, Jerry Shen ka deklaruar se caku është një target shumë agresiv që do të jetë i vështirë për tu arritur deri para vitit 2013, duke cituar një sërë pengesash, përfshirë edhe problemet me nxehtësi me procesorët e Intel. Ai gjithashtu theksoi se furnizuesit e Intel kanë mundësi që të prodhojnë 200,000 ultrabook pa asnjë investim në zinxhirin furnizues. 

E kur Asus e Acer nuk po mund të arrijnë cakun e Intel, dhe me HP’n e dorëzuar në njërën anë, Dell, Toshiba dhe Lenovo duhet të pranojnë plotësisht platformën ultrabook dhe të synojnë këtë treg me kapacitete të plota. 

Deri tani ultrabook’u që nuk po arrin të tejkalohet nga konkurrenca është MacBook AIr dhe asnjë nuk ka arritur të tejkalojë specifikat apo jetëgjatësinë e baterisë së tij – prandaj ndryshimet dhe prodhimet e reja janë më se të mirëseardhura në këtë treg. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>