Lajmet

Po vijnë përditësimet e Android KitKat: A është në listë edhe pajisja juaj

Dec 15 2013
0 Shpërndarje
Po vijnë përditësimet e Android KitKat: A është në listë edhe pajisja juaj

gettoknowkitkat2_hero_1up-100068063-largeAndroid 4.4, i njohur me emrin KitKat, ka rreth një muaj e gjysëm që është hedhur në treg dhe gjatë ditëve dhe javëve të fundit, sistemi është shpërndarë gradualisht në disa prej modeleve të telefonëve.

Por, ka ende shumë të tjerë që nuk e kanë marrë ende përditësimin. Shumë prej prodhuesve do ta sjellin gjatë kësaj jave ndërkohë që ka të tjerë që ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare.

* Motorola – Përditësimi do të vijë për modelet Droid Maxx dhe Moto G, maksimumi brenda janarit 2014. Ndërkohë, përdoruesit e Moto X duhet ta kenë marrë. Nëse keni një model më të vjetër, por jo shumë, ka mundësi që ta merrni KitKat-in. Disa prej telefonëve të suportuar janë disa nga linja Droid Ultra, Droid Mini, Droid Razr, Electrify, dhe Atrix.

* HTC – HTC One do ta marrë KitKat-in brenda fundit të janarit. Për HTC One Mini, HTC One Max, dhe HTC Droid DNA përditësimi do të vijë pas HTC One. Gjithashtu, HTC One X nuk do ta marrë për momentin përditësimin.

* Google – Nexus 4, Nexus 7, dhe Nexus 10 e kanë marrë përditësimin. Në fakt, kanë filluar edhe përditësimet për KitKat-in e ri, 4.4.2, (përfshi edhe Nexus 5). Origjinali Google Nexus (pa numër) nuk do ta marrë përditësimin.

* Samsung – Samsung Galaxy S4 Google Play Edition e ka marrë përditësimin. Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për modelet e tjera.

* Sony – Sony ka lajmëruar se do të përditësojë një sërë pajisjesh Xperia, përfshi Z, Z1, ZL, Z Ultra, dhe Tablet Z, por nuk ka dhënë datë të caktuar.

* LG – Nuk priten përditësime deri në mars.

* Të tjera – Në përgjithësi, smartfonët apo tabletët që janë lançuar para 18 muajsh e më parë nuk do të marrin përditësim përfshi Kindle Fire HD, Nook HD, dhe Droid Bionic.

Lajmet e fundit>