Lajmet

Poacht është aplikacioni më i ri që ju ndihmon për të gjetur punë

Aug 30 2014
0 Shpërndarje
Poacht është aplikacioni më i ri që ju ndihmon për të gjetur punë

Poacht-App-01Në qoftë se jeni duke kërkuar për një punë re, por përtoni që të kërkoni, atëherë aplikacioni Poacht është ideal për ju. Aplikacioni, i cili u lançua ditën e mërkurë në dyqanet online të iOS dhe Android është ideal për ju pasi kryen çdo veprim vetë.

Gjithçka që ju duhet të bëni është që të plotësoni kërkesat tuaja mbi pagesën, përfitimet shtesë dhe gjërat të cilat do të bënin që ju ta braktisnit vendin aktual të punës në moment. Kompania që plotëson këto kushte dhe po kërkon një punonjës si ju shfaqet menjëherë në ekranin tuaj. Në këtë moment me anë të një klikimi ju mund të pranoni intervistën për punë.

Deri tani këtij aplikacioni i janë bashkuar 70 kompani, të cilat kërkojnë për punonjës të rinj. Për momentin Poacht përdor profilin tuaj në LinkedIn, megjithatë ju mund ta përdorni atë edhe nëpërmjet faqes suaj në Facebook. Ky nuk është aplikacioni i parë për të gjetur punë. Një aplikacion i ngjashëm me të është edhe Jobr, që përdor sistemin e famshëm të Tinder me rrëshqitjen djathtas ose majtas.

CEO i programit Maisie Devine shprehet se aplikacioni në këto momente po përdoret nga mijëra punë kërkues, ndërkohë që kompani të ndryshme i janë bashkuar aplikacionit dhe kanë dalë të gatshëm për punësimin e punonjësve të rinj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>