Lajmet

Pocket lançoi një shtojcë për aplikacionin iMessage në iOS

Mar 10 2017
0 Shpërndarje
Aplikacioni i ruajtjes së përmbajtjeve për lexim të mëvonshëm Pocket, lançoi një shërbim të ri, një shtojcë për aplikacionin iMessage në iOS për përdoruesit të cilët duan të ndajnë përmbajtjet pau larguar nga aplikacioni i komunikimit me text të iPhone. Pocket lançoi një shtojcë për aplikacionin iMessage në iOS

Për të shkarkuar Pocket për iMessage duhet të drejtoheni në dyqanin e aplikacioneve të iMessage ose ta aktivizoni nga Pocket.

Nëse nuk e keni përdorur më parë dyqanin e aplikacioneve të App Store atëherë ndiqni këtë procedurë: Vizitoni aplikacionin iMessage, klikoni shigjetën me kokë poshtë për të hapur menunë, klikoni ikonën e aplikacioneve, përzgjidhni shenjën “+” me emërtimin “Store” poshtë tij.

Sapo të keni hyrë në dyqanin e aplikacioneve të iMessage, përzgjidhni tabin “Manage,” dhe më pas ikonën e Pocket për ta aktivizuar.

Pocket u ble nga Mozilla muajin e kaluar për tu bërë pjesë e projekteve me kod të hapur të kompanisë. Themeluar në 2007-ën, Pocket numëron 10 milion përdorues në muaj. /PCWorld Albanian

Tags >

Pocket
Lajmet e fundit>