Lajmet

Pocket tani organizon artikujt që i ruani në bazë të temës dhe gjatësisë

Nov 16 2013
0 Shpërndarje
Pocket tani organizon artikujt që i ruani në bazë të temës dhe gjatësisë

2_Pocket5_BlogGraphic_Highlights_610x323Mjeti për ruajtje të artikujve dhe uebfaqeve në një lokacion qendror për t’i lexuar më vonë, Pocket, ka zbuluar versionin 5.0 të platformës së vet në një konferencë për shtyp gjatë ditës së mërkurë.

Ndryshimi më i madh në Pocket 5.0 është shtimi i një veçorie të quajtur Highlights, që grupon gjërat që i keni ruajtur në katër kategori standarde: më të mirat, të popullarizuara, artikujt e gjatë dhe artikujt e shkurtër.

Kjo nënkupton që posa të bëni ruajtjen e një artikulli të ri, videoje ose ueb faqeje me Pocket, aplikacioni përcakton se sa e gjatë është përmbajtja dhe e vendos atë në kategorinë përkatëse.

Pocket po ashtu do të krijojë kategori në bazë të temës, si bejzbolli ose gatimi, sapo të ruani gjërat e reja. Nëse manualisht e bëni etiketimin e një gjëje në Pocket, kjo do të krijojë një kategori të re.

Për më tepër, Pocket po ashtu e bën më të mirën nga ana e vet për të përcaktuar temën për secilën gjë që e ruani duke shikuar në ballinë, tekst dhe sugjerime të tjera dhe do të krijojë kategori të reja për të grupuar artikujt e ngjashëm.

CEO i Pocket, Nate Weiner, thotë që shumica e përdoruesve të aplikacionit shikojnë vetëm në top 30 gjërat në listën e tyre, që e bën më të vështirë për të gjetur diçka që ka shkuar përtej asaj pike. Highlightsw është nënkuptuar që ta bëjë më të lehtë zhvendosjen përgjatë listës suaj masive të gjërave të ruajtura në Pocket dhe të gjeni diçka të duhur.

Një tjetër shtesë në Pocket 5.0 quhet Pocket Preferences. Kjo është një veçori e fshehur “prapa skenave” që ndjek të asaj që ruani dhe ju tregon aplikacioneve të tjera, si aplikacionit të lajmeve Zite dhe lexuesit të RSS-së Feedly, se cilat tema i parapëlqeni që t’i lexoni.

Për shembull, nëse e përdorni Zite dhe e lidhni atë me llogarinë tuaj Pocket, Zite do të shikojë tek autorët, faqet dhe temat që i keni ruajtur në Pocket në të kaluarën dhe të fillojë të ju shfaqë përmbajtjen për të cilën mendon se mund ta pëlqeni.

Kjo është në dispozicion në Zite duke filluar nga e mërkura dhe pritet që të lëshohet për aplikacionet e tjera së shpejti. Pocket po ashtu është duke ofruar një platformë për zhvillim softuerik për zhvilluesit që duan të përdorin Preferencat në aplikacionet e tyre.

Pocket 5.0 është në dispozicion duke filluar që nga sot për iPad dhe iPhone, ndërsa versioni për Android është planifikuar që të vijë në javën e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>