Analiza

Pokemon Go ka gjeneruar 1.2 miliard dollar të ardhura nga 752 milion shkarkime

Jul 1 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa 2017-ta ka qenë vit i vakët sa i përket lajmeve rreth Pokemon Go, aplikacioni është një minierë ari për Nintendo dhe zhvilluesin Niantic. Pokemon Go ka gjeneruar 1.2 miliard dollar të ardhura nga 752 milion shkarkime

Pokemon GO mund të mos jetë fenomeni botëror që ishte Verën e kaluar, por aplikacioni vijon dhe sot e kësaj dite të gjenerojë të ardhura marramendëse.

Pokemon GO ka gjeneruar 1.2 miliard dollar të ardhura dhe 752 milion shkarkime sipas Apptopia. Në 2016-ën të ardhurat totale ishin 950 milion dollar.

Ndërsa 2017-ta ka qenë vit i vakët sa i përket lajmeve rreth Pokemon Go, aplikacioni është një minierë ari për Nintendo dhe zhvilluesin Niantic.

Studioja vijon të përmirësojë lojën dhe eksperiencën që ofron me veçori dhe pokemonë të ri.

Sipas Apptopia, Pokemon Go ka 60 milion lojtarë aktivë në muaj, një rënie nga 100 milion që ka pasur në Gusht të vitit të kaluar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>