Lajmet

Pokemon Quest quhet loja më e re për Android dhe iOS

Jun 27 2018
0 Shpërndarje
Ndërsa kaloni nga një nivel tek tjetri, gradualisht rritni ekipin e Pokemon duke forcuar bazën dhe tërhequr përbindësha më të fuqishëm. Pokemon Quest quhet loja më e re për Android dhe iOS

Menjëherë pas lajmit se katër lojëra të reja Pokemon po vinë, titulli i parë ka mbërritur. Quhet Pokemon Quest dhe ju dërgon në një ambient të quajtur Ishulli Tumblecube i mbushur plot përbindësha.

Loja përmban grafika të stili “Voxel” plot ngjyra dhe me një florë dhe faunë të pasur. Misioni juaj i parë është eksplorimi i ishullit me një pokemon të vetëm të cilin mund ta dërgoni në ekspedita për të luftur përbindësha të tjerë.

Ndërsa kaloni nga një nivel tek tjetri, gradualisht rritni ekipin e Pokemon duke forcuar bazën dhe tërhequr përbindësha më të fuqishëm.

Loja është falas për tu shkakruar dhe luajtur. Blerjet brenda aplikacioneve nuk janë shqetësuese por progresi juaj në lojë pa to do të jetë tejet i ngadaltë.

Shkarkoni Pokemon Quest në Google Play dhe App Store. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>