Lajmet

Policia australiane arreston liderin e grupit të hakerëve LulzSec

Apr 24 2013
0 Shpërndarje
Policia australiane arreston liderin e grupit të hakerëve LulzSec

Policia Federale Australiane ka raportuar se ka arrestuar një person i cili e përshkruan veten si “lider” i grupit të hakerëve LulzSec.

Sipas ABC News Australia, 24 vjeçari u arrestua gjatë të martës nën akuzat për hakim në qytetin bregdetar të Point Clare. Raporti nuk zbuloi identitetin e personit.

Arrestimi vjen dy javë pasi tre anëtarët e grupit të hakerëve u shpallën fajtorë në një gjykatë britanike për kryerjen e sulmeve kibernetike kundër disa ndërmarrjeve mediatike dhe të argëtimit dhe Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar.

LulzSec u paraqit në skenën e hakimit në vitin 2011, duke marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Sony-it, CIA-s, Senatit të Shteteve të Bashkuara dhe FBI-së, në mesin e shumë grupeve të tjera.

Grupi po ashtu ka pasur si cak Visa-n, MasterCard-in dhe PayPal pasi ndërmarrjet ndaluan mundësinë që individët që do të ishin të interesuar do të mund të ndihmonin financiarisht WikiLeaks-in.

Pas një ritmi 50 ditor të sulmeve të rrufeshme, grupi papritmas lajmëroi gjatë qershorit të atij viti që ishte duke e lënë grupin e hakimit, duke thënë që koha e vet mbaroi.

Në marsin e vitit 2012, FBI-ja arrestoi disa anëtarë të LulzSec dhe Anonymous. Zyrtarët për zbatim të ligjit ishin në gjendje që të arrestonin ish udhëheqësin e tyre, Hector Xavier Mosnegur, të njohur ndryshe si Sabu. (PCWorld Albanian)

policia

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>