Vëzhgim

Policia britaneze përdor lazer 3D për aksidentet

Jun 16 2011
0 Shpërndarje
Policia britaneze përdor lazer 3D për aksidentet

Pasi që reduktimi i kohës, gjatë të cilës zyrtarët policorë e bëjnë dokumentimin e ngjarjes, është si një instrument në reduktimin e shpenzimeve, qeveria britaneze ka blerë njëzet skanerë lazer me mundësi të modelimit 3D. Skaneri është i vendosur në vendin ku ndodh përplasja dhe rrotullohet për 360 shkallë në një stol me tri këmbë, pasi që inçizon më shumë se 30 milionë pika të të dhënave.

Secili skanim zgjat 4 minuta dhe policia zakonisht bën katër deri pesë skanime të çdo vendngjarjeje të aksidentit. Posa që përpilohet imazhi dixhital i përplasjes me të dhënat nga skaneri, hetuesit i përdorin matjet dixhitale për të përcaktuar shkaktarin e përplasjes, duke i përdorur pikat e ndikimit në thyerjen pajisjes, gjurmët në dysheme dhe të dhëna të tjera.

Derisa zyrtarët policorë ende duhet të inçizojnë të dhënat në skenë, kjo vegël, që kursen kohën, redukton kohën që një rrugë të qëndrojë në të njëjtën gjendje, pra në gjendje ashtu siç ka qenë pas aksidentit.

Kjo teknologji ende nuk është përdorur në Shtetet e Bashkuara, të paktën, jo nga zyrtarët policorë. Vetëm ndërmarrjet private për hulumtime të aksidenteve në Shtetet e Bashkuara janë duke përdorur lazer për të skanuar pajisjet e thyera./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>