Lajmet

Policia Britanike arreston një individ lidhur me hakimet e PlayStation dhe Xbox

Jan 17 2015
0 Shpërndarje
Policia Britanike arreston një individ lidhur me hakimet e PlayStation dhe Xbox

Policia britanike tha ditën e Premte se kishte arrestuar një të ri në Anglinë Verilindore si njëri nga përgjegjësit për sulmet kibernetike ndaj Sony PlayStation dhe Microsoft Xbox. Që të dyja sistemet u përballën me ndërprerje të gjata përgjatë festave të fundvitit pas një sulmi DDoS. Një grup hakerash që e quajnë vehten “Lizard Squad”, morën përgjegjësinë e sulmit.

People walk past the Playstation and Xbox booths at the 2014 Electronic Entertainment Expo, known as E3, in Los Angeles

Policia tha se oficerët kishin arrestuar një 18 vjeçar përgjegjës për një seri sulmesh kibernetike dhe cenimesh të privatësisë. Oficerët kanë bashkëpunuar më nga afër me Byronë Federale të Invesgitimit (FBI) gjatë operacionit. Detaje të tjera të arrestimit nuk u publikuan. Grupi i hakerave Lizard Squad kishte sulmuar rrjetet e konsolave të lojërave më herët gjatë 2014. Zakonisht aktivitete të tilla kriminale ndjekur nga grupi në fjalë ofrojnë informacione të rreme agjensive shtetërore duke sugjeruar një vendndodhje të rreme të kërcënimeve të sigurisë. Pikërisht për këtë policia përgjigjet me njësi taktike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>