Lajmet

Policia britanike përpiqet të bind vizitorët e uebfaqeve që pirateria është krim

Aug 4 2014
0 Shpërndarje
Policia britanike përpiqet të bind vizitorët e uebfaqeve që pirateria është krim

london2012img_640.0_standard_640.0A do të ishte një baner i pakëndshëm me reklama i mjaftueshëm për të ju larguar mendimin që të mos e vidhni një album ose film? Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar janë duke shpresuar për këtë gjë.

Njësia Policore e Krimit të Pronës Intelektuale (PIPCU) e Policisë së Qytetit të Londrës është duke vendosur reklama përgjatë uebfaqeve të njohura për pirateri në një përpjekje për t’i bërë përdoruesit që të mendojnë përpara se ta klikojnë butonin. “Kjo uebfaqe është raportuar në polici,” thuhet në reklamë. “Ju lutem mbylleni faqen e shfletuesit që e përmban këtë uebfaqe.” Autoritetet kanë bashkëpunuar me “industritë e reklamimit dhe kreativitetit” lokalë për të zëvendësuar reklamat e rregullta me paralajmërime të drejtpërdrejta.

Reklamat paraqiten në të gjitha faqet që janë shtuar në “Listën e Uebfaqeve të Paligjshme”(ICL) të PIPCU-së. Kjo listë për momentin përfshin 70 uebfaqe dhe banerët me paralajmërime janë të dukshme për shumicën e njerëzve që i shfletojnë ato nga Mbretëria e Bashkuar – ndonëse përdoruesit ndërkombëtarë mund t’i shohin ato kohë pas kohe.

Përveç ndihmesës për vizitorë për t’iu shmangur problemeve të mundshme ligjore, ICL ka dashur edhe të ndihmojë reklamuesit lokalë që të qëndrojnë larg ofrimit të reklamave për faqet pirate. “Nëse një reklamë nga një brend i themeluar paraqitet në një uebfaqe të paligjshme jo vetëm që faqes i ofron një pamje të ligjshmërisë, por pa dashje brendi dhe reklamuesi janë duke financuar krimin online,” tregoi për TechCrunch, udhëheqësi i PIPCU-së, Andy Fyfe. (PCWorld Albanian)

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>