Lajmet

Policia Europiane, Europol, shkatërroi botnet-in Ramnit që kishte infektuar 3.2 milion kompjutera

Feb 26 2015
0 Shpërndarje
Policia Europiane, Europol, shkatërroi botnet-in Ramnit që kishte infektuar 3.2 milion kompjutera

043879ec-9efc-4889-b3ea-4551b06ec87c-bestSizeAvailableNjë hallkë e krimit kompjuterik i cili ka vënë në përdorim miliona kompjuter të hakuar në Britani për të vjedhur informacion bankare, është bllokuar nga polica Europiane dhe kompanitë teknologjike.

Departamenti i krimeve kibernitike i Europol(Policia Europiane) koordinoi operacionin nga zyrat qendrore në Hagë, duke shënjestruar një botnet(një rrjet kompjuterash i infektuar me maluer) i quajtur Ramnit.

Ky operacion u krye në bashkëpunim me hetues nga Britania, Gjermania, Italia dhe Hollanda si dhe kompani të shquara si Microsoft dhe Symantec. Në fund, rezultuan 3.2 milion kompjuter të hakuar.

Botneti Ramnit ka infektuar një një mori kompjuterash në të gjithë botën, por numri më i madh i tyre lokalizohej në Britani. Në fakt ky botnet kishte që nga 2012 që infektonte kompjutera. Shtatë servera janë fikur vetëm natën e shkuar. Malueri i instaluar përmes lidhjeve ose postës elektronike e-mail, fitonte kontroll mbi kompjuterat dhe i shfrytëzonte për kryerjen e veprimeve kriminale.

Firma e sigurisë, Symantec, tha se rrjet Ramnit kishte evoluar në një kërcënim për sipërmarrjet dhe jo vetëm përdoruesit e thjeshtë. Symantec ka publikuar një softuer që largon infektimet e Ramnit nga kompjuterat tanë. Gjithësesi, pas këtij operacioni nuk rezultoi asnjë i arrestuar, të paktën asnjë informacion lidhur me këtë çështje nuk erdhi nga Europol. Kjo agjensi policore, kohët e fundit është përfshirë në operacione kundër krimit kibernitik të cilat kanë rezultuar një sukses i vërtetë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>