Lajmet

Policia italiane arreston të dyshuarit e Anonymous në Itali

May 18 2013
0 Shpërndarje
Policia italiane arreston të dyshuarit e Anonymous në Itali

Policia italiane arrestoi katër hakerë gjatë ditës së premte duke i akuzuar për kontrollimin e degës italiane të rrjetit Anonymous.

Hakerët e dyshuar, mes moshës 20 dhe 34 vjeçare, ishin të vendosur afër qyteteve veriore të Bolonjës, Turinit dhe Venecias dhe në qytetin jugor të Leçes. Gjashtë të dyshuar të tjerë ishin vendosur formalisht nën hetime dhe 10 lokale u bastisën në përfundim të një hetimi dy-vjeçar policor të titulluar me emrin “Tango Down”.

Hetuesit thanë që grupi, që kishte krijuar një qelizë kryesuese brenda degës së Anonymous në Itali, ishin përgjegjës për sulme kibernetike në uebfaqe komerciale dhe qeveritare duke përfshirë faqet që i përkasin Vatikanit, zyrës së kryeministrit italian, Ministrisë së Mbrojtjes, policisë, Bankës së Italisë dhe ndërmarrjes kombëtare hekurudhore Trenitalia.

“Ata ishin si një qelizë kanceroze brenda organizatës Anonymous,” tha Ivano Gabrielli, që është zëvendës i shefit të policisë në Qendrën Kombëtare për Krime Kompjuterike dhe Mbrojtje të Infrastrukturës Kritike (CNAIPIC), që ndihmoi në koordinimin e hetimit.

“Ata kishin marrë brendin dhe ishin duke e përdorur atë për përfitime të tyre personale,” tha Gabrielli në një intervistë telefonike. “Ishte një qelizë pararojë që ishte duke skalitur një pozitë të fuqisë në majën e Anonymous Italy. Kjo është disi anomalike në një strukturë të supozuar anarkike.” (PCWorld Albanian)

Anonymous

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>