Harduer

Policia në Dubai do të përdorë syzet Google Glass për të luftuar krimin

Oct 3 2014
0 Shpërndarje
Policia në Dubai do të përdorë syzet Google Glass për të luftuar krimin

815c10009da7c166793ad9cd3ec0f7c02d195b81Departamentet e policisë në Dubai kanë në plan të pajisin të gjithë policët me syzet inteligjente Google Glass që do ti ndihmojnë ata për të luftuar krimet duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Kjo pajisje konsiston në një ekran të vogël kompjuterik, të montuar në cepin e kornizës së syzeve, që mund të shkrepë foto, të regjistrojë video dhe të luajë muzikë. Një zëdhënës i policisë konfirmoi në një deklaratë për gazetën e përditshme Dubai’7 Days se një softuer do të bëjë të mundur lidhjen midis syzeve dhe të dhënave të arkivuara në zyrat e policisë rreth personave në kërkim.

Në momentin që syzet njohin një të dyshuar duke u bazuar në pamjen e fytyrës ato i dërgojnë përdoruesit një sinjal. Në fazën e parë Google Glass do të përdoren kundër atyre që shkelin rregullat e trafikut, ndërsa në fazën e dytë do të përdoren nga detektivët për të luftuar kriminelët.

Kompania amerikane e internetit u shpreh në një raport në maj se çdokush në Shtetet e Bashkuara mund ti blinte këto syze për 1500 $. Policia e Dubait njihet për shpenzimet e shumta që përdor për të pajisur punonjësit e saj. Vitin që kaloi qeveria e Dubait lajmëroi se do të pajiste policinë me makina sportive Lamborghini. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>