Siguri

Policia turke arreston 32 individë të lidhur me Anonymous

Jun 13 2011
0 Shpërndarje
Policia turke arreston 32 individë të lidhur me Anonymous

Të dyshuarit raportohen që janë arrestuar pasi policia kishte bastisur të shumë qyteteve në Turqi.

Anonymous ka qenë i lidhur me sulmet e fundit në përgjuesit BTK,  telekomunikues të Turqisë.

Në një deklaratë të lëshuar gjatë të enjtes, grupi pranoi që kishte bërë sulme në një numër të institucionet publike, duke përfshirë parlamentin turk dhe zyrën e kryeministrit, Rexhep Tajop Erdogan. Sulmet janë si vazhdim i protestave rrugore kundër planit për të filluar filtrimin e përmbajtjes në internet,  më 22 gusht.

Deklarimi paralajmëronte:

“Këta sulme të kufizimeve janë të paarsyeshme. Interneti është një platformë e lirisë, një vend ku ndokush dhe gjithkush mund të bashkohen, të bisedojnë tema dhe të shkëmbejnë informacione, pa pasur frikën e ndërhyrjes së qeverisë.

Ne, Annonymous, nuk do të qëndrojmë dhe ta lëmë këtë si të palajmëruar. Ne do të luftojmë me njerëzit e Turqisë kundër shiut parandalues të qeverisë së tyre.”

Arrestimet në Turqi përcjellin arrestimet e tre individëve në Spanjë gjatë javës së kaluar, që kishin lidhje me Anonymous.

Në një deklaratë tjetër duke iu përgjigjur arrestimeve në Spanjë, Anonymous tha që arrestimet nuk do të ndikojnë në veprimtarinë që do ta bëjnë në të ardhmen. Anonymous deklaroi:

“DDoSing është një veprim i protestave paqësore në internet. Veprimtaria nuk ka ndryshim me uljen paqësore në pjesën e përparme të një dyqani që nuk pranon hyrje. Kjo është çështja me format tradicionale të protestës.”/pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>