Lajmet

Policitë Evropiane mund të kërkojnë informacion sekret nga çdo kompani teknologjike

Jun 9 2017
0 Shpërndarje
Propozimet do të ndihmojnë policitë Evropiane të veprojnë me më shpejtësi pasi sulmeve terroriste të muajve të fundit që goditën Anglinë dhe Gjermaninë. Policitë Evropiane mund të kërkojnë informacion sekret nga çdo kompani teknologjike Photo Source: Getty Images

Policitë e vendeve Evropiane mund të kërkojnë të dhëna nga firmat e internetit dhe këto të fundit duhet ti dorëzojnë menjëherë me rregulloren e re të Komisionit Evropian.

Propozimet do të ndihmojnë policitë Evropiane të veprojnë me më shpejtësi pasi sulmeve terroriste të muajve të fundit që goditën Anglinë dhe Gjermaninë.

Autoritetet e një vendi do të mund të kërkojnë të dhëna nga kompani interneti e një vendi tjetër pa pasur nevojë për miratimin e këtij të fundit.

Rregullorja aktuale parashikon që hetuesit e një vendi duhet të marrin leje pranë autoriteteve të një vendi tjetër përpara se të kërkojnë informacion nga kompanitë.

Komisionerja për Drejtësinë pranë Bashkimit Evropian Vera Juorova tha se propozimet e reja do të përdoren edhe në bazat ligjore të të ardhmes që pritet të implementohen.

Propozimet përmbajnë tre pika:

  • Autoritetet e një vendi anëtar mund të kërkojnë të dhëna nga një firmë teknologjike pa konsultimin me autoritetet e atij vendi
  • Firmat e teknologjisë kanë obligim të ofrojnë të dhënat tek çdo autoritet Evropian kur një kërkesë ligjore drejtohet
  • Policitë Evropiane do të kenë akses në servera në mënyrë që të kopjojnë të dhënat që u nevojiten.

Opsioni i tretë është në rast se informacioni është i nevojshëm urgjentisht u shpreh Komisioni. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>