Analiza

Politikat e reja të privatësisë të rrjetit social Facebook shkelin ligjet europiane

Feb 24 2015
0 Shpërndarje
Politikat e reja të privatësisë të rrjetit social Facebook shkelin ligjet europiane

screen-shot-2014-11-13-at-9-48-40-amRrjeti social më popullor në botë Facebook, është vënë përsëri në qendër të vëmendjës së mediave europiane. Kjo për shkak se politikat e reja të privatësisë të Facebook bien në kundërshtim me ligjet europiane, dhe nuk janë aspak legjitime. Falë një kërkese të Komisionit të Privatësisë në Belgjikë, dy grupe ekspertësh kanë analizuar në dy javët e fundit, ndryshimet e kushteve të përdorimit dhe politikave të reja të vendosura nga kompania.

Pas këtij monitorimi dhe analizimi të detajuar, u arrit në përfundimin se kjo kompani po operon ilegalisht në Europë. Realisht ndryshimet e politikave të Facebook nuk janë aq drastike. Shumica prej tyre janë praktika të vjetra. Por gjithsesi analiza tregon se politikat janë në kundërshtim me ligjet e vendosura në Europë.

Facebook vitin e shkuar, bëri të ditur planet ndryshimit të kushteve të përdorimit dhe politikave të të dhënave. Politikat e reja, të cilat u aplikuan duke filluar që nga muaji Janar i këtij viti, sollën një praktikë të re se si Facebook mund të përdorë informacionin e përdoruesit për shfaqjen e reklamave. Si rezultat Facebook “vë një barrë të rëndë” mbi përdoruesin duke i kërkuar atij të ndryshojë një sërë opsionesh në profilin e tij me qëllim rritjen e nivelit e sigurisë. Është deklaruar gjithashtu se kompania nuk i jep kontroll të mjaftueshëm përdoruesit mbi përdorimin e të dhënave të tij. Raporti i komisionit të privatësisë citon se përdoruesit nuk kanë në dispozicion informacionin e duhur i cili jo rallë here nuk është gjithmonë i qartë madje as përdorimi i imazheve të tyre për qëllime reklamimi. A përdoren vërtet fotot e profilit për këtë qëllim apo për diçka më shumë? Cilat janë këto kompani të palës së tretë që përmenden në kushtet e përdorimit të vendosura nga Facebook? A janë ato të sigurta?

Një zëdhënës i Facebook deklaroi se ndryshimet e reja janë më të qarta dhe konçize. Ai siguroi që ato nuk bien në kundërshtim me ligjin. Kushtet e përdorimit dhe politikat e privatësisë kanë relativisht një kohë të gjatë që janë kthyer në objekt bisede. Kompanitë teknologjike kërkojnë që përdoruesit të bien dakort me kushtet e përdorimit por shumë rrallë përdoruesit i lexojnë ato. Fatkeqësisht ata nuk kanë mundësi tjetër zgjedhje, duhet të pranojnë kushtet e përdorimit në të kundërt nuk mund të përdorin këtë shërbim. Facebook është përpjekur gjithmonë për të përmirsuar transparencën. Përdoruesit tanimë njoftohen vazhdimisht për ndonjë ndryshim që kompania aplikon në politikat apo termat e rrjetit social.

Pavarësisht kësaj qeveria Belge është e vendosur ti shkojë hetimit deri në fund për të nxjerrë një përfundim të saktë. Deri më tani nuk ka ndonjë deklaratë nëse Facebook do ndryshojë diçka në politikat e tij si pasojë e këtij hetimi apo jo. Nëqoftëse rezultati përfundimtar i hetimit tregon se Facebook vërtet po dhunon ligjet europiane, atëherë pritet që qeveria belge të ngrejë zyrtarisht akuza ligjore ndaj Facebook. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>