Harduer

PoLTE gjen vendodhjen e sendeve duke përdorur sinjalin LTE

Sep 6 2018
0 Shpërndarje
Me çipet e integruar loja ka ndryshuar sepse me një çip të vetëm mund të merrni sinjal GPS dhe celular. PoLTE gjen vendodhjen e sendeve duke përdorur sinjalin LTE

PoLTE është një startup me seli në Dallas dhe sjell një teknologji disi të veçantë për gjurmimin e përdoruesve.

Duke përdorur softuerin, kompanitë e logjistikës dhe dërgesave mund të gjurmojnë me më lehtësi pakot dhe produktet.

Për të gjurmuar një pako lind nevoja për një pajisje të lidhura me internetin.

Konkretisht duhet një çip GPS kombinuar me një çip celular për lokalizimin dhe dërgimin e informacionit.

Me çipet e integruar loja ka ndryshuar sepse me një çip të vetëm mund të merrni sinjal GPS dhe celular.

Duke qenë se GPS është super i saktë, kërkon sasi të lartë baterie për të gjetur pozicionin e një pajisje.

Si dhe përdorimi i GPS dhe LTE për të gjurmuar një pako për një periudhë të gjatë është thuajse e pamundur.

PoLTE ka zhvilluar një softuer i cili shndërron të dhënat celulare në informacion vendodhjeje.

Me vetëm pak informacion rreth sinjaleve LTE dhe PoLTE mund të gjejë vendodhjen e serverave. Duhet vetëm 300 bajt të dhëna për të gjetur vendodhjen me një saktësi të lartë.

Për këtë nuk duhet as një proces, as Wi-Fi, as Bluetooth e as GPS. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>