Lajmet

Polymo organizon fotografitë në iPhone përpara se ju ti realizoni

Jul 8 2014
0 Shpërndarje
Polymo organizon fotografitë në iPhone përpara se ju ti realizoni

gcrmzviqo9pvh3yyjocqiPhone: Organizimi i fotografive në iPhone është ende një gjë e vështirë këto ditë. Prandaj, nëse jeni person që i gruponi fotografitë në bazë të ngjarjeve, Polymo iu mundëson që të përdorni një sistem organizimi madje përpara se të bëni edhe fotografitë. Qëllimi kryesor i Polymo-s është që ta bëjë të lehtë organizimin e fotografive tuaja.

Kështu që në vend se të prisni derisa një ngjarje të përfundojë për të shtuar etiketa, Polymo iu mundëson që ta bëni këtë gjë përpara kohës. Për shembull, nëse jeni duke bërë fotografi në vendin ku jeni duke i kaluar pushimet, ju mund të rregulloni një sistem të etiketimit, e më pas ta radhisni çdo fotografi që e bëni automatikisht në ato etiketa.

Natyrisht, ju mund të shtoni etiketa edhe më vonë, por përgatitja e gjërave para kohe e bën vërtet të lehtë mbajtjen e fotografive tuaja në radhitje. Polymo po ashtu ka një veçori për bllokim të fotografive të caktuara dhe një kamerë që lehtë përdoret. Nëse jeni person që dëshironi të bëni organizimin përpara kohës, atëherë Polymo është një mjet që ia vlen ta provoni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>