Harduer

Polytron do të prodhojë këtë vit smartfona xhami

Feb 8 2013
0 Shpërndarje
Polytron do të prodhojë këtë vit smartfona xhami

Polytron prezantoi një prototip të smartfonit pjesërisht të tejdukshëm.

Një drejtues i kompanisë Tajlandeze, Polytron Technologies është i bindur që përdoruesit këtë vit do të shohin mbërritjen e smartfonit prej qelqi, i cili do jetë pjesërisht i tejdukshëm.

“Besomëni, do të ndodhë diku rreth fundit të 2013”, tha Sam Yu, Menaxheri i Përgjithshëm i Polytron të mërkurën duke reklamuar një pajisje prototip.

Edhe pse prototipi ndodhej në prezantim ai nuk ishte funksional. Duke qënë se jo të gjithë komponentët mund të zbulohen, teknologjia e xhamit të kompanisë do të lejojë vetëm një pjesë të jetë e tejdukshme dhe pjesa tjetër e mbuluar.

Ndryshe nga smartfonat e sotëm, të cilët shpesh janë të mbështjellë me materiale plastike ose metalike dhe të mbushur me qarqe tee errët, Polytron u ka propozuar prodhuesve të pajisjeve të krijojnë produktet me teknologjinë e re, tashmë të rregjistruar, prej xhami special që përmban lidhje elektrike pothuajse të padukshme. Si rezultat mund të krijojë një efekt transparente, duke e bërë telefonin të tejdukshëm, tha kompania. Yu, ka paraqitur një pajisje prototip, të ndërtuar nga copë e lehtë qelqi. Disa komponentë si bateria, kamera, karta e memorjes janë të dukshme por disa pjesët e tjera duke perfshire dhe ekranin janë të tejdukshme, tha ai.

Patenta për këtë teknologji është marrë katër vjet më parë. “Aktualisht telefonat celularë janë të rëndë, por me këtë xham ata do të mund të bëhen shumë të lehtë.”

Pajisjet mobile do ta kalojnë numrin e popullsisë së botës në fund të këtij viti

Polytron është një degë e kompanise amerikane Polytronix e fokusuar në teknologjinë e xhamit.

Polytron ka qënë fokusuar kryesisht në ofrimin e xhamit për projektet e ndërtimit, por Yu tha se ai beson se kjo teknologji mund të aplikohet edhe në pajisjet elektronike. Ai gjithashtu shfaqi një memorie USB gati transparente shitja e të cilës do të fillojë më vonë po këtë vit.

Kompani të tjera, të tilla si Nokia, Samsung, Fujitsu, kanë paraqitur disa koncepte të ngjashme, të tilla si ekrane me prekje ne te dy anet te tejduksheem për telefonat, ose ekranet ‘shih-përmes’ për laptop. Yu tha se ai nuk kishte asnjë ide se sa do ti kushtojë blerësve ky telefon. Por ai tha se teknologjia e tij do të ndihmojë për ti bërë realitet produktet elektronike te tejdukshme. “Të gjithë prodhuesit e pajisjeve celulare duan të punojnë me ne,” shtoi ai. “Kesaj teknologjie i ka ardhur koha.” (PCWorld Albanian)

e

Lajmet e fundit>