Harduer

Popullariteti i iPad ndikon në uljen e kërkesave për PC

Apr 14 2011
0 Shpërndarje
Popullariteti i iPad ndikon në uljen e kërkesave për PC

Është interesante të thuhet që kompania kërkuese e arsyeton këtë rënie për shkak të rritjes së kompjuterëve tableta, e veçanërisht të prodhimit iPad 2.

“Me lëshimin e iPad 2 në shkurt, më shumë shfrytëzues u shpërngulën në blerjen e një pajisje tjetër si alternativë, ose thjesht për të mos blerë PC” tregoi një ekspert nga Gartner.

Në mesin e top humbësve ndodhet Acer, ndërtuesi i kompjuterëve që pësoi një rënie prej 12.2 për qind. Hewlett-Packward pësoi rënie nga 18 në 17.6%.

“Acer vazhdoi për t’u ballafaquar me ndryshimet, pasi që tregu i mini-notebookëve ishte ndikuar nga mediat për tableta, derisa HP ishte ndikuar nga kërkesa e vogël për PC dhe çështje të ngjashme në regjionin e Azisë/Pacifikut,” pohon nalist Mikako Kitagawa.

Derisa të tjerët janë duke shënuar rënie nga vendet e tyre, Apple është duke pësuar ngritje, me një rritje në treg prej 2 për qind. Shitjet e kompjuterëve personalë në Shtetet e Bashkuara ranë për 6.1 për qind./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>