Vëzhgim

Pornografia do të stimulojë industrinë 3D

Jun 3 2010
0 Shpërndarje
Pornografia do të stimulojë industrinë 3D

“Videot për të rritur mund të jenë shtytje për konsumatorët që të blejnë një 3D TV” tha Fujimori për BusinessWeek.

“Ia vlen t’i kushtohet më shumë vëmendje kësaj lëvizje për shkak të mungesës së përmbajtjes që është duke penguar zgjerimin”.

Por kjo mund të ndryshojë, pasi që kompania japoneze e krijimit të filmave për të rritur, S1 NO.1Style po përgatitet të debutojë filmat e parë pornografik 3D të këtij vendi gjatë muajit qershor.

Dhe këta filma duket se janë vonuar më shumë se që duhet për 33 vjeçarin Satoshi Miyazaki, i cili siç duket është i padurueshëm për të përjetuar diçka të tillë.

“Dëshirojë ta provojë” tha Miyazaki, i cili paguan rreth 2.000 jen në muaj për të shikuar kanale me përmbajtje për të rritur.

“Më duhet diçka dramatike që më justifikon të blejë në TV të ri. Kjo mund të jetë një prej arsyeve për të blerë një produkt si TV-ja 3D”.

Lajmet e fundit>