Lajmet

Porosisni online produktet e Delmins

Aug 24 2011
0 Shpërndarje
Porosisni online produktet e Delmins

Delmins është kompania e parë shqiptare e cila hapat e parë i vendosi duke dizajnuar simbolet kombëtare në forma dhe rryma moderne, dhe duke i vendosur ato në bluza unike, të një kualiteti shumë të lartë. Delmins si nismëtare e këtij lloji të artit, është bërë inspirim edhe i shumë artistëve të rinj të cilët kanë filluar ta praktikojnë atë.

Pse Delmins?

Delmins ka marr emrin nga kryeqyteti i fisit ilir të Dalmatëve, të cilë kan qenë të njohur për prodhimin e tekstilit. Delmin – Kryeqyteti i Dalmatëve  dhe Delmin/S (shirts)

Të rejat

Delmins është duke finalizuar ueb faqen e cila pritet shumë shpejtë të jetë funksionale. Delmins do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë. Aty do të keni mundësi që të blini online, të prezantoni kreativitetin tuaj, të  komentoni, votoni dhe të bëheni pjesëmarrës në vlerësimin dhe vendosjen e dizajneve që do të shtypen më pas. 

Në mes tjerash produktet e Delmins janë duke u ofruar për shitje online edhe në shitblerje.com, prej ku ato mund të porositen në mënyrë elektronike dhe të dërgohen në adresën tuaj me postë, tek e cila më pas mund të bëni pagesën. Çdo procedurë me shitblerje.com është e thjeshtë dhe juve ju mbetet të paguani në dorë, por pa dalë prej shtëpisë. Ngjashëm sikurse të kishit një dyqan rrobash në shtëpi!

Veçoritë

Delmins përveç dizjaneve unike dhe shumë të bukura, ka arritur të siguroj edhe kualitetin i cili ndërthuret me çmimin korrekt, ku në fund rezultati jep produktin ideal për ju. Gjithashtu përparësi shumë e madhe është edhe printeri  Ana Jet Sprint, me shpejtësi dhe kualitet maksimal, që bluzën tuaj e përgatit madje për vetëm 2 minuta.

Lajmet e fundit>