Biznes

Porositjet online nuk tregojnë çmim më të ulët të Galaxy S5 krahasuar me paraardhësin

Mar 2 2014
0 Shpërndarje
Porositjet online nuk tregojnë çmim më të ulët të Galaxy S5 krahasuar me paraardhësin

Pre-order-pricing-suggests-no-price-cut-for-the-Samsung-Galaxy-S5Shitësi me pakicë Clove postoi një çmim porositjeje për smartfonin Samsung Galaxy S5. Versioni 16 GB i ka një çmim prej 499.99 Paund (838 dollarë) ose 599.99 Paund (1005 dollarë) me taksa të përfshira.

Amazon në Spanjë jep një çmim prej 730 Euro (1009 dollarë) për këtë smartfon. Aktualisht kjo kosto është më e lartë sesa ajo e Samsung Galaxy S4 vitin e shkuar, i cili ishte mes 650 – 700 Dollarë. Smartfoni më i fundit i lançuar nga Samsung do të jetë i gatshëm në 150 Shtete më 11 prill.

Samsung Galaxy S5 do të vijë në treg me ndryshime madhore nga version i vjetër Galaxy S4. Smartfoni mban certifikimin IP67 dhe është i papërshkueshëm nga uji. Ka gjithashtu dhe skaner të shenjave të gishtave në butonin “Home” dhe matës të tensionit të zemrës. (PCWorld Albanian)

ass

Lajmet e fundit>