Biznes

Porsche ndjek Volvo, largohet nga motorët Diesel

Jul 19 2017
0 Shpërndarje
Në 10-15 vitet e ardhshme Blume tha se Porsche do të ofrojë një miks motorësh me djegie të brendshme, hibridë dhe elektrikë. Porsche ndjek Volvo, largohet nga motorët Diesel

Linja më e fundit e makinave Porsche me naftë dhe benzinë mund të jetë e fundit sugjeroi shefi ekzekutiv i prodhuesit të njohur gjerman të makinave sportive luksoze me të njëjtën markë.

Oliver Blume tha se kompania e tij ishte duke vlerësuar mundësinë e largimit nga makinat me djegie të brendshme drejt atyre elektrike, një vendim i cili do të ndërmerret në fundin e kësaj dekade.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, ekzekutivi shprehej:“Sigurisht që jemi duke analizuar këtë çështje, por ende nuk kemi marrë një vendim lidhur me të.”

Në 10-15 vitet e ardhshme Blume tha se Porsche do të ofrojë një miks motorësh me djegie të brendshme, hibridë dhe elektrikë.

Kjo lëvizje vjen pas skandalit që preku prodhuesin gjerman Volkswagen me emëtimin e dioksidit të karbonit mbi normat nga motorët me naftë të kësaj marke.

Sipas Blume, makinat elektrike mund të përbëjnë 1/4 e makinave Porsche të shitura në 2025.

Në fillim të këtij muajit Volvo tha se të gjitha makinat e saj pas 2019-ës do të jenë ose elektrike ose hibride, duke u bërë prodhuesi i parë tradicional të hedh tutje motorët me djegie të brendshme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>