Lajmet

Portable VirtualBox iu mundëson që të merrni kudo makinat tuaja virtuale

May 7 2014
0 Shpërndarje
Portable VirtualBox iu mundëson që të merrni kudo makinat tuaja virtuale

yambxlw8pyenqgkrrlk0VirtualBox është një program mjaft i mirë për virtualizim, por zakonisht, ai duhet të instalohet në sistemet me Windows dhe shërbimet për sistemin. Portable VirtualBox iu mundëson që ta instaloni VirtualBox-in në një disk USB ose disk të jashtëm dhe të përdorni makinat e juaja virtuale kudo që ndodheni.

Portable VirtualBox është vetëm një këllëf për VirtualBox, që është dizajnuar për të punuar në PC-të që përdorin Windows. Ai do t’iu mundësojë që të instaloni skedarët e nevojshëm kur e përdorni atë dhe t’i fshini ata kur të keni mbaruar punë. Kjo nënkupton që ju ende duhet të keni qasje administrative në kompjuter, kështu që nuk është tërësisht portativ në kuptimin tradicional, por si do që të jetë, është mjaft i dobishëm.

Pasi të shkarkoni instaluesin, ju thjesht e bën ekstraktimin e tij në diskun tuaj të jashtëm dhe ai automatikisht do të shkarkojë skedarët e VirtualBox-it. Më pas, sapo të mbarojë nxjerrja e skedarëve, ai do ta hapë menaxherin e VirtualBox. Nga atje, ju mund të krijoni dhe përdorni makina virtuale si zakonisht. Klikoni këtu për ta shkarkuar atë dhe këtu mund të lexoni një udhëzim më të plotë se si ta përdorni atë nga How-To Geek. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>