Lajmet

Portal online për vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut

May 26 2013
0 Shpërndarje
Portal online për vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut

Firmoset në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë nisma për një portal elektronik për vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), ku do të publikohen vendimet e kësaj gjykate.

Kjo nismë është mbështetur dhe realizuar nga Qendra AIRE në Londër dhe Qendra Evropiane në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Zyrën e Avokatit të Shtetit, Shkollën e Magjistraturës dhe Unionin e Gjyqtarëve në Shqipëri, si një nisme në funksion të njohjes dhe zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së.

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Eduard Halimi e konsideroi këtë projekt shumë të rëndësishëm për reformën në drejtësi me synimin për të rritur aksesin dhe forcimin e profesionalizmit të gjyqtarëve të vendit.

Projekti synon krijimin një portali elektronik me të gjitha vendimet e GJEDNJ, për çështje që shqetësojnë Shqipërinë, por dhe Ballkanin Perëndimor. “Ne kemi dixhitalizuar sistemet, i kemi bërë transparente në gjithë procesin gjyqësor, të bindur se transparenca rrit përgjegjshmërinë, rrit monitorimin dhe ndëshkon devijantët.

Por ka një moment që është më i rëndësishmi që ne duhet të bëjmë akoma më shumë, momenti i marrjes së vendimit. Qytetarëve i intereson që vendimi final të jetë ai , i drejti, i duhuri, i pranueshmi.

Shumë shpejt çdo gjyqtar i këtij vendi, çdo avokat, student, do të ketë në një portal të gjitha vendimet e kësaj gjykate, për çështje që shqetësojnë Shqipërinë, por dhe Ballkanin Perëndimor, të gjitha në gjuhën shqipe, të gjitha në format elektronik ,theksoi ministri Halimi në fjalën e tij gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi. Siç edhe u theksua në fjalën e ministrit vendimet e Strasburgut për çështje që shqetësojnë Shqipërinë do të jenë në gjuhën shqipe. (PCWorld Albanian)

gjendje

Lajmet e fundit>