Blog

Posta Austriake shet Bitcoin, Ether, Dash dhe Litecoin në 1,800 zyra postare

Jul 13 2017
0 Shpërndarje
Në Kore, bursa Coinplug shet bitcoin përmes kuponëve Oktbitcards ndërsa në Kanada Bitaccess ofron shërbime të ngjashme përmes kuponëve Flexpin. Posta Austriake shet Bitcoin, Ether, Dash dhe Litecoin në 1,800 zyra postare

Bitcoin, Ether, Dash dhe Litecoin mund të blihen në 1,800 zyra postare në Austri. Lajmi erdhi nga vetë Posta Austriake e cila nënshkroi një marrëveshje me brokerin Bitpanda.

Bitpanda u themelua në Tetor të 2014-ës si Coinimal. Në Qershor të 2016-ës startupi Vienez u ribrandua në Bitpanda. Kompania thotë se ka 300,000 përdorues dhe 200 milion Euro volum transaksionesh.

Të Marten kompania tha se monedhat virtuale bitcoin, ether, dash dhe litecoin mund të blihen në të gjitha zyrat postare në Austri. Bitpanda shpreson se kjo marrëveshje do të rrisë bazën e përdoruesve si dhe volumin e transaksioneve.

Në çdo zyrë postare konsumatorët mund të blejnë kupona letre të Bitpanda me vlerë 50, 100 dhe 500 Euro. Pas blerjes do të pajisen me një kod për secilin kupon i cili korrespondon me monedhën e tyre virtuale të preferuar në uebsajtin e Bitpanda.

Ky shërbim i quajtur “Bitpanda to Go,” përfitohet vetëm me një adresë e-mail-i. Por Bitpanda nuk është kompania e parë që ofron kuponë fizikë për bitcoin. Në Francë Bitit ofron karta me parapagim të cilat funksionojnë njëlloj si kuponët Bitpanda.

Në Kore, bursa Coinplug shet bitcoin përmes kuponëve Oktbitcards ndërsa në Kanada Bitaccess ofron shërbime të ngjashme përmes kuponëve Flexpin.

Në Zvicër, kompani shtetërore e metrove SBB shet bitcoin nga kioskat e biletave. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>