Lajmet

Posta dhe Telekomi i Kosovës me CEO të ri

Feb 23 2012
0 Shpërndarje
Posta dhe Telekomi i Kosovës me CEO të ri

634757858148655964_ipko2Në bazë të profilit të tij në Facebook del se Ejup Qerimi është ende anëtarë i Bordit të Trustit, dhe këshilltarë në KBC (Kosovo Business Consult), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian.

Qerimi ka diplomë të inxhinerit të Elektroteknikës nga Universiteti i Prishtinës, është auditor udhëheqës për sistemet e menaxhimit të cilësisë sipas Standardit ISO 9001 dhe menaxher profesional i projekteve (PMP), ndërsa në bazë të profilit të tij në www.ejupqerimi.blogspot.com shihet se ka specializuar në programe të ndryshme në Evropë dhe më gjerë.

Eksperienca e tij e punës nis si profesor në shkollën Teknike në Gjilan, pastaj si inxhinier në Fabrikën e Baterive në Gjilan, më pas edhe Drejtor i saj, pastaj Sekretar i Përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), udhëheqës i zyrës për menaxhim të projekteve dhe anëtar I menaxhmentit në kompaninë IPKO, etj

Qerimi ka qenë anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, kandidat i pavarur në zgjedhjet komunale, ka qenë anëtar i shumë këshillave profesionale në vend, ka publikuar një sërë publikimesh shkencore, ka qenë pjesë e delegacioneve të shumta qeveritare jashtë vendit si dhe ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare në vende të ndryshme të Evropës. (PCWorld Albanian)

Tags >

ipkoptk
Lajmet e fundit>