Lajmet

Posta Shqiptare implementon programin e informatizimit

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
Posta Shqiptare implementon programin e informatizimit

Në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe të realizimit të strategjisë së saj për modernizimin dhe informatizimin e shërbimeve ofruar qytetarëve, Posta Shqiptare sh.a ka filluar implementimin e programit të informatizimit “Eterna”.

Ky projekt përbën një nga investimet më të mëdha që posta ka bërë në fushën e teknologjisë së informacionit.

Projekti përfshin informatizimin e të gjithë shërbimeve postare dhe financiare që ofron Posta Shqiptare në treg duke nisur nga arkëtimet e thjeshta nga dërgesat postare brenda dhe jashtë vendit kolipostë, EMS , si telefoni, energjia elektrike, gjoba e deri tek pagesat e pensioneve, trasanksionet financiare brenda dhe jashtë vendit.

Aplikimi i kësaj teknologjie momentalisht është në fazën e pare të implementimit dhe të testimit dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë funksional ne sportelet e postës.

Çdo veprim që do të bëhet ne sportel do te jetë elektronik dhe jo manual. Në çdo moment klienti do të jetë në gjendje të gjurmojë pakon e tij nëpërmjet faqes online : www.postashqiptare.al . (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>