Biznes

Posta e Kosovës dhe e Maqedonisë me marrëveshje bashkëpunimi

Nov 16 2009
0 Shpërndarje
Posta e Kosovës dhe e Maqedonisë me marrëveshje bashkëpunimi

Marrëveshja ofron shërbime specifike për nevojat e  të dy Postave.

“Posta e Kosovës, Njësi Biznesi e PTK sh.a. dhe unë personalisht kemi kënaqësinë ta vazhdojmë bashkëpunimin me Postën e Maqedonisë në shkëmbimin e EMS dërgesave – postës së shpejtë, gjë që do të ndikojë pozitivisht në përmbushjen e kërkesave të klientëve tanë dhe do t’i hap dyert e bashkëpunimeve të reja edhe në të ardhmen”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i PTK sh.a. Prof. Dr. Shyqyri Haxha, me rastin e nënshkrimit të kontratës.

Njëherësh, kjo marrëveshje do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e të hyrave të Postës së Kosovës, që është edhe synim i Menaxhmentit.

Sipas z. Haxha, PTK dhe Posta e Kosovës edhe më tutje do të vazhdojnë t’i zgjerojnë mundësitë e bashkëpunimit me Postën e Maqedonisë, dhe kjo gjithnjë në të mirë të konsumatorit.

Drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, z. Ejup Rustemi, ka thënë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për ndërmarrjen të cilën ai e drejton si dhe për klientët e saj.

“Arritja e kësaj marrëveshjeje është hap në trendin e bashkëpunimit midis PTK-së dhe Postës së Maqedonisë, duke mundësuar në këtë mënyrë krijimin e rrethanave më të favorshme për konsumatorët tanë”, ka theksuar z. Rustemi.

Sipas z. Rustemi, me vendosjen e raporteve diplomatike të të dy vendeve, të dy Postat do të kenë mundësi që të arrijnë edhe marrëveshje të tjera me qëllim të bashkëpunimit më të mirë dhe ngritjes së cilësisë të shërbimeve të të dyja vendeve.

Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të angazhimeve të Postës së Kosovës që të zhvillojë shërbimin postar.

Lajmet e fundit>