Lajmet

Potluck, rrjeti më i ri social për përdoruesit e turpshëm dhe të stresuar

Jun 26 2013
0 Shpërndarje
Potluck, rrjeti më i ri social për përdoruesit e turpshëm dhe të stresuar

potluck appÇdo rrjet social mesa duket ka një mënyrë për të vlerësuar postimet tuaja midis përdoruesve të tjerë, por një faqe e re po krijohet me një qëllim të ri për të eliminuar ankthin e performancës online.

Potluck i krijuar nga Branch, u lançua së fundmi, është një rrjet social që i pyet përdoruesit nëse duan të ndajnë informacione, pa komente të bezdisura, pa kthime të çuditshme, por thjesht ndarje informacionesh.

Në momentin që informacioni shpërndahet, ndodh lajmërimi në një vend në ekranin majtas, por ndryshe nga rrjetet e tjera sociale nuk jepet informacion mbi atë që realisht e ka postuar informacionin. Në vend të kësaj thjeshtë shfaqet emri i informacionit dhe numri i miqve që kanë komentuar.

“Ne gjithmonë kemi kërkuar të dizajnojmë një sistem që tërhiqte lloj – lloj përdoruesish”, deklaroi në një postim Josh Miller, themeluesi i Branch. Ai shpjegoi se ky produkt i ri është një fillim i mirë për të gjithë ata njerëz që rrinë mbrapa për shkak të frikës ndaj paragjykimeve të postimeve të tyre.

“Është interesante fakti që këta përdorues përbëjnë rreth 86% të internetit dhe që nuk kanë postuar asnjëherë informacione”.

Ky rrjet social do ti inkurajojë këta përdorues për të postuar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme dhe pa pasur frikën e paragjykimeve. Aktualisht Potluck është vetëm për ueb, por së shpejti do dalë dhe në iOS. (PCWorld Albanian)

Screepotluck

Lajmet e fundit>