Lajmet

PQchat, rivali më i ri i WhatsApp

May 22 2014
0 Shpërndarje
PQchat, rivali më i ri i WhatsApp

pqchat_2917832bSot është prezantuar një alternative tjetër e WhatsApp në dyqanet e aplikacioneve të Apple-it, që pretendohet të jetë aplikacioni më i sigurtë për komunikimin në pajisjet smartfon të kompanive celulare.

Aplikacioni, i quajtur PQchat, është krijuar në mënyrë që të ruajë të gjithë të dhënat e përdoruesve të tij. Bisedat që do të bëjnë përdoruesit do të qëndrojnë private, ndërsa të dhënat do të mbrohen duke përdorur sistemin e sigurisë “McEliece”, që është sistemi me i sigurtë në treg.

Zbulimet e Edward Snowden kanë treguar se sa lehtë mund të merren informacionet personale nga grupime ose organizata shtetërore. Dizenjuesi i këtij aplikacioni, Andersen Cheng, i ka siguruar përdoruesit e këtij aplikacioni që mbrojtja e të dhënave do të jetë maksimale. Bëhet e ditur që PQChat nuk i ruan fjalëkalimet, gjë e cila do të thotë se të dhënat e përdoruesve ngelen të paprekshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>