Biznes

Pranverën që vjen, Netflix do të jetë i disponueshëm në Australi dhe Zelandën e Re

Nov 19 2014
0 Shpërndarje
Pranverën që vjen, Netflix do të jetë i disponueshëm në Australi dhe Zelandën e Re

netflix-to-launch-in-australia-new-zealand-in-marchNetflix është një kompani e cila ka rezultuar shumë e suksesshme në vendet ku ajo ka ofruar shërbimet e saj. Për këtë arsye ajo ka dashur të zgjerojë listën e shteteve ku ky shërbim është i disponueshëm.

Sipas agjencisë prestigjioze Reuters, kompania e shërbimit streaming, Netflix Inc ka deklaruar se do ta zgjerojë biznesin e saj në Australi dhe Zelandën e re. Kjo pritet të ndodhë në muajin mars të vitit që vjen. Netflix, i cili do të ofrojë show origjinale si ‘Marco Polo’ dhe ‘BoJack Horseman’, tha se detajet përsa i përket çmimit, programimit dhe pajisjeve që do të mbështesë do të bëhen të ditura më vonë.

Netflix numëron 53 milion konsumatorë, ndër të cilët më shumë se 1/3 janë jashtë Shteteve të Bashkuara sipas raportit të tremujorit që u publikua në muajin shtator. Netflix po kërkon të hyjë në tregje dhe në shtete të reja, të rrisë shtrirjen e saj në rang botëror dhe të jetë e prekshme për më shumë konsumatorë anë e mbanë botës. (PCWorld Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>