Vëzhgim

Prej nga vijnë ndjekësit që keni në Twitter

Aug 14 2011
0 Shpërndarje
Prej nga vijnë ndjekësit që keni në Twitter

Tani një tjetër element interesant është shtuar: mundësia për të ditur lokacionin gjeografik të ndjekësve. David Barker ka krijuar një aplikacion që do t’ju tregoj se në cilën pjesë të botës janë ndjekësit tuaj të Twitter. Për shkak se Kosova mungon si shtet në kuadër të listës, statistikat e ndjekësve të mi nga këtu mungojnë, por megjithatë thuhet se 39.9% janë nga Shqipëria, 21.2 për qind nga SHBA’ja dhe 8.6 për qind nga Italia. Pjesa tjetër e përqindjes është e shpërndarë nëpër vende të ndryshme të botës, dhe disi është një ndjenjë e mirë kur sheh se ke ndjekës në Brazil, Indi, Maltë, Nigeri e deri në Australi.

Aplikacione të këtilla me bazë në ueb, kontribuojnë në aspektin sesi bota çdo ditë e më shumë po bëhet më e vogël, dhe po ndërlidhemi me njerëz nga të katër anët e saj. Për të kuptuar se prej nga janë ndjekësit tuaj në Twitter, vizitoni Twocation.

Ndiqni PCWorld Albanian apo mua në Twitter, me @pcworldalbanian, gjegjësisht @celiknimani. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>