Lajmet

Premierat e Google Play Movies tashmë të disponueshme në Belgjikë, Zvicër, Ugandë dhe Filipine

May 23 2014
0 Shpërndarje
Premierat e Google Play Movies tashmë të disponueshme në Belgjikë, Zvicër, Ugandë dhe Filipine

Google-Play-Logo-Before-and-AfterGoogle Play Movies ka mbërritur në Belgjikë, Zvicër, Ugandë dhe Filipine. Shërbimi tashmë është i disponueshëm në 69 tregje, duke u dhënë fanatikëve të filmave shansin për të blerë përmbajtje nga më të fundit.

Kohët e fundit, Google ka rinovuar përpjekjet e saj për të promovuar brandin Google Play dhe për të përmirësuar ndërgjegjësimin e konsumatorëve. Kompania ka lëshuar një numër të rifreskuar reklamash rreth shërbimeve të saj, si pjesë lëshimit të gjerë të shërbimit të saj Chromecast. Hardueri është një mundësi për Google për të promovuar shërbimet e saj në media, kështu duke ofruar një portofol të gjerë në shkallë globale, mbetet diçka e arritshme dhe supreme.

Ndërkohë që Play Store normalisht i vendos filmat dhe shfaqjet televizive në një baner të njëjtë, ja vlen të theksohet ekspansioni i ri për produksionet teatrale. Shfaqjet Televizive janë aktualisht të disponueshme vetëm në katër tregje: Australi, Japoni, SHBA dhe Britani. Mbase Google do të fokusohet në këtë medium veçanërisht në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>