Harduer

Prenzantohet tableti me çmim të ulët Asus Memo Pad

Jun 4 2013
0 Shpërndarje
Prenzantohet tableti me çmim të ulët Asus Memo Pad

Asustek Computer ka ulur çmimin e Asus Memo Pad FHD7 në 129 $ duke “shokuar” gjithë botën e tabletëve.

Memo Pad peshon 302 gram dhe ka një ekran 7 inç me një rezolucion 1280 x 800 piksel, me një kamera të përparme 1.2 megapixel dhe një kamera mbrapa 5 megapixel. Ka një procesor me energji të ulët Cortex A7 me katër bërthama, lajmëroi kompania.

Tregtarët i kanë ulur çmimet e tabletëve Android me ekrane të vegjël. Në fillim të këtij viti Acer prezantoi tabletin Iconia A1, ndërsa HP lançoi Slate 7, Nexus 7 dhe Kindle Fire HD nga Amazon.

Asus gjithashtu prezantoi Transformer Pad Infinity 10.1 inç me një grup teknologjish të reja si: punon me Android 4.2.2 dhe ka një procesor me katër bërthama Tegra 4 që përfshin një CPU Cortex-A15 dhe 72 bërthama grafike.

Ai ka një ekran prej 2560 x 1600 pixel. Ai ka gjithashtu edhe një port USB 3.0 ndryshe nga tabletët e tjerë që kryesisht kanë USB 2.0. Ky tablet ka një kamera mbrapa prej 5 megapixele dhe një kamera ballore prej 1.2 megapixel.

Një shtesë tastiere dhe një bateri e integruar e kthen atë në një pajisje me më shumë se 12 orë jetëgjatësi baterie. (PCWorld Albanian)

asus tablete

Tags >

asus
Lajmet e fundit>