Lajmet

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane injoron Bitcoinin. Duhet të maturohet

Oct 22 2017
0 Shpërndarje
Inovacionet Fintech duhet të lulëzojnë, por rreziqet nuk duhet të lihen mënjëanë. Për momentin ndërmarrja e rreziqeve të tilla nuk ja vlen sepse përfitimet e ardhura nuk i kompensojnë dot sipas Draghi. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane injoron Bitcoinin. Duhet të maturohet

Europa është shtëpia e një prej qëndrimeve më kontraverse kur flitet për Bitcoinin apo monedhat e tjera virtuale.

Deri më sot nuk ka pasur asnjë masë rregullatore e as nuk është lënë për tu kuptuar se një e tillë mund të aplikohet në një të ardhme të afërt.

Edhe pse ky nuk është lajm i keq, as injoranca nuk është lajm i mirë. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi beson se Bitcoin ende nuk është maturuar sa të lind nevoja për rregullimin e tij.

Ky qëndrim e lë Bitcoin në një gjendje e cila as nuk e ndalon por as nuk e lejon.

Shumë njerëz janë të çuditur nga fakti se Evropa ende nuk rregullon monedhat virtuale. Disa vende taksojnë transaksionet dhe pagesat në Bitcoin. Megjithatë, në një plan më të gjerë asgjë nuk ka ndodhur.

E kjo situatë nuk ka për të ndryshuar shpejt sipas Mario Draghi. Madje Banka Qendrore Evropiane (ECB) nuk ndihet as e shqetësuar dhe as e kërcënuar nga Bitcoin apo monedhat e tjera, të paktën për momentin.

Nisur nga kjo, autoriteti më i lartë financiar Evropain nuk e sheh të nevojshme implementimin e një rregulloreje.

Qëndrimi i Draghi ndaj monedhave virtuale nuk ka ndryshuar në vitet e fundit. Gjatë fjalimit të mbajtur të Shtunen, ai tha se Bitcoin nuk është maturuar ende, kjo sepse ECB nuk sheh si një kërcënim për Euron.

Inovacionet Fintech duhet të lulëzojnë, por rreziqet nuk duhet të lihen mënjëanë. Për momentin ndërmarrja e rreziqeve të tilla nuk ja vlen sepse përfitimet e ardhura nuk i kompensojnë dot sipas Draghi.

“Saherë që shfaqet diçka e re, njerëzit kanë shpresa të mëdha por edhe paqartësi të mëdha. Aktualisht, ne mendojmë se – veçanërisht në lidhje me bitcoin dhe monedhat e tjera virtuale – se teknologjia ende nuk është maturuar për tu pasur në konsideratë nga ana jonë.

Thuajse një muaj më parë, Draghi shprehej se Banka Qendrore Evropiane nuk ka fuqi për të rregulluar Bitcoin. Megjithatë shefja e Fondit Monetar Christine Largarde beson se monedhat virtuale nuk duhet të injorohen. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>