Blog

Presidenti Gjerman deklarata paralajmëruese rreth monedhave kriptografike

Feb 2 2018
0 Shpërndarje
Steinmeier tha se është e rëndësishme për tregjet që të qëndrojnë me “këmbë në tokë” në një ekonomi reale. Presidenti Gjerman deklarata paralajmëruese rreth monedhave kriptografike

Presidenti Gjerman Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi ditën e Enjte sektorin financiar i cili sipas tij ka përgjegjësinë për të parandaluar spekulimin dhe formimin e flluskave në tregun e monedhave kriptografike.

Gjatë një aktiviteti të Deka Bank me mbi 1,000 pjesëmarrës në Frankfurt, ai tha se rregullimi i monedhave kriptografike ishte i dosmosdoshëm.

“Kur shoh në zhvillimet e fundit të monedhave kriptografike, nuk shoh në të vërtetë një monedhë. Shoh vetëm baste,” tha Steinmeier.

“Parandalimi i spekulimit dhe formimit të flluskave është përgjegjësi e sektorit financiar.”

Steinmeier tha se është e rëndësishme për tregjet që të qëndrojnë me “këmbë në tokë” në një ekonomi reale.

Muajt e fundit janë rritur shqetësimet për rregullimin e monedhave kriptografike pasi bitcoin u rrit me 2,000% në 2017-ën dhe arritur deri në 20,000 dollarë përpara festave të fundvitit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>