Lajmet

Presidenti i Konica Minolta prezanton për herë të parë në Shqipëri shërbimet “Optimized Print Services”

Jun 10 2014
0 Shpërndarje
Presidenti i Konica Minolta prezanton për herë të parë në Shqipëri shërbimet “Optimized Print Services”

DSC_0738Konica Minolta Business Solutions, një kompani globale e teknologjisë dhe lider në ofrimin e  shërbimeve në fushën e IT-së, përpunimit të dokumenteve si dhe zgjidhjeve dixhitale të printimit, ka prezantuar sot në një konferencë për shtyp në Tiranë, një program risi për tregun shqiptar, Optimized Print Services (OPS). Ky është një program i ri i cili ka optimizuar menaxhimin e procesit të printimit i cili kursen kohë dhe para për konsumatorët me anë të revolucionarizimit të procesit te printimit. Zgjidhja më e re për printimin e prezantuar nga Konica Minolta Business Solution, është një koncept tepër efikas i procesit të printimit i dizenjuar për të ndihmuar klientët për të monitoruar, përdorur dhe menaxhuar më mirë aparatin e printimit, duke rritur efikasitetin dhe lehtësimin e punës së përditshme në zyrë.

Sipas Konica Minolta, procesi i punës për menaxhimin e dokumenteve është i monitoruar dhe si rezultat i optimizimit, efikasiteti i procesit është i garantuar për konsumatorët të cilët do te përfitojnë zgjidhje të teknologjisë se fundit. Konica Minolta dhe kompania partnere në Shqipëri Sinteza Co, mbajtën konferencën për shtyp në Tiranë, për të theksuar drejtimin dhe planet e Konica Minolta për Ballkanin Perëndimorë. Presidenti i Konica Minolta Business Solutions për Evropën, Ikuo Nakagawa, bëri një prezantim të shkurtër mbi rëndësinë e  tregjeve në zhvillim dhe arsyet pse Konica Minolta synon zgjerimin e biznesit në tregun shqiptar.

“Në kuadër të strategjisë kryesore të kompanisë, Konica Minolta synon të zgjeroj biznesin e vet në tregjet ne zhvillim. Sipas statistikave, Shqipëria është një vend në zhvillim të mëtejshëm ekonomik ku Konica Minolta dëshiron të forcoj pozitën në të ardhmen. Për të përmbushur me sukses aspiratat tona, një prej pikave më të rëndësishme ishte gjetja e një partneri të fuqishëm në Shqipëri me te cilin mund të bashkëpunonim. Jemi shumë të kënaqur që këtë partner e kemi gjetur dhe nëpërmjet kompanisë Sinteza Co do mund të sjellim konceptin OPS edhe në Shqipëri. Përsa i përket të ardhmes së biznesit, ne si Konica Minolta besojmë në një rritje të konsiderueshme falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit tepër të suksesshëm të Sinteza Co në  fushën e teknologjisë.” – tha Ikuo Nakagawa, President i Konica Minolta Business Solutions për Evropën.

Ndërsa, Daniel Szekely, Drejtor i Konica Minolta Business Solution Hungari, prezantoi risitë dhe benefitet e programit OPS dhe krijoi një panoramë të qarte të gjithë shërbimeve risi që do të jenë në dispozicion të klientëve shqiptar nga sot. Székely gjithashtu shpjegoi për të pranishmit mënyrën sesi Hungaria implementoi më shumë sukses shërbimet e optimizuara të printimit OPS dhe sesi Shqipëria mund të përshtasë të njëjtën metodologji nëpërmjet bashkëpunimit me Sinteza Co.

“OPS vjen në kohën e duhur dhe në tregun e duhur. Shqipëria po përballet me rënie ekonomike në këto dy vitet e fundit e për ketë motiv kompanitë kërkojnë gjithnjë e më shumë mënyra efikase për uljen e kostove operacionale duke rritur transparencën dhe efiçencën në punë. Programi OPS i ofron klientëve pikërisht atë që ju nevojitet: Mundësinë e reduktimit të kostove në mënyrë efikase duke i lejuar ata të përqendrohen më mirë në kompetencat e tyre kryesore  – tha Ani Dino, Drejtoresha e Sinteza Co.

Konica Minolta Business Solutions Europe GmbH, me qendër në Langenhagen, Gjermani është në pronësi të plotë të Konica Minolta Inc. me bazë në Tokio, Japoni. Si një kompani lider globale në fushën e IT-së dhe përpunimit të dokumenteve dhe ofrimit të zgjidhjeve dixhitale të printimit, kompania sjell ekspertizë profesionale dhe inovacion të vazhdueshëm në tregun ndërkombëtar. Në këtë kontekst, koncepti  OPS nga Konica Minolta kombinon konsultimin, hardware, zbatimin  dhe funksionimin e programit në mënyre që të rrisë efiçensën e biznesit dhe reduktimin e kostove. Për të mbështetur klientët më së miri me zgjidhje të suksesshme dhe të qëndrueshme, lideri I teknologjisë Konica Minolta investon vazhdimisht në hulumtimin dhe zhvillimin e punës duke vendosur rregullisht standarde të reja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>