Lajmet

Presidenti i Sony Howard Stinger do të japë dorëheqjen në qershor

Mar 10 2013
0 Shpërndarje
Presidenti i Sony Howard Stinger do të japë dorëheqjen në qershor

Presidenti aktual i Sony Howard Stinger ka vendosur të heqë dore nga pozicioni i vet në qershor pas 16 vjetësh në krye. Britaniku 71 vjeçar tha se ky veprim do ta lejonte atë të “ndiqte mundësi të reja”.

Stinger hoqi dori si drejtor i përgjithshëm i Sony vitin e kaluar duke ia lënë vendin Kazuo Hirai. Hirai tha në një fjalim të tij se arritjet e Stinger si CEO i Sony kanë lënë shumë gjurmë në kompani.

Para se të bëhej drejtor nga 2005 deri në 2012, Stinger ishte në krye të Sony Corporation of America, por për shkak të rritjes së rivalitetit me Samsung, Apple dhe Sharp Stingerit iu dha pozicioni më i lartë.

Gjithsesi ai pati vështirësi ta udhëhiqte firmën në këtë rrugë pasi konkurrentët po prodhonin pajisje që tërhiqeshin më shumë nga publiku.

Me qëllim kthimin e kompanisë në nivelet e mëparshme, CEO Kazuo Hirai bëri një lloj shitje të hapur duke vënë në ankand qendrat në SHBA, si dhe ndërtesat në Tokyo.

Duke bërë këto dhe shumë të tjera ku përfshihet këtu dhe dalja e afërt e Playstation 4, aksionet e Sony u rritën me 53% këtë vit. (PCWorld Albanian)

howard_stringer Sony

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>