Biznes

Presidentit të Nintendo-së nuk i bëri përshtypje produkti i ri iPad

Jan 29 2010
0 Shpërndarje
Presidentit të Nintendo-së nuk i bëri përshtypje produkti i ri iPad

Presidenti Nintendo-së përshkroi Tabletin e sapo shpalosur nga Apple, iPad si një produkt “pa befasi”, dhe shfaqi edhe më pak  entuziazëm për 3-D teknologji për avancimet e definicionit të lartë për lojëra

“Ishte një iPod Touch i madh,” tha Satoru Iwata për pajisjen e shumëpritur, e të shpalosur gjatë të mërkurës nga CEO i Apple, Steve Jobs.

Iwata hodhi poshtë spekulimet në mediet Japoneze se Nintendo Co. mund të jetë duke punuar në një DS të pajisur me një sensor të lëvizjes të ngjashëm me shkopin magjik për Nintendo Wii, ose një Wii të përditësuar për HD-TV.

“Unë kam parashtruar pyetjen  nëse këto karakteristika do të jenë të mjaftueshme për t’i bërë njerëzit të blejnë makinat e reja” u shpreh ai rreth DS.  Inxhinierët e Nintendo janë duke zhvilluar makina të reja, tha ai, por nuk dha asnjë detaj.

“Unë kam dyshime se njerëzit do të bartin syze për të luajtur lojëra në shtëpi. Si do të duket kjo për njerëzit e tjerë?, tha ai në një hotel të Tokios.

Korporata Sony dhe kompanitë e tjera teknologjike janë duke bërë investime të mëdha në 3-D TV, duke pritur se kjo do të nxisë rritjen e shitjeve gjatë viteve të ardhshme.

Nintendo ka shënuar sukses duke e bërë më të lehtë luajtjen e lojërave për të moshuarit, vajzat dhe të sapoardhurit. Iwata përsëriti se kompania e tij do të vazhdojë përcjelljen e rrugës pasi rritjet në shitje mbesin të qëndrueshme në Japoni, SHBA dhe Evropë.

Ai nuk bëri asnjë pretendim për të fshehur se iPad nuk i kishte lënë asnjë përshtypje

“Nuk pati të papritura për mua,” tha Iwata.

Apple thotë se iPad është një lloj i ri, pajisjeje mobile që është më intime sesa një laptop, por është e mbushur me më shumë funksione sesa një celular.

Lajmet e fundit>