Vëzhgim

Pretendimet për mashtrimet e planifikimeve riparuese të Office Depot

Jan 8 2010
0 Shpërndarje
Pretendimet për mashtrimet e planifikimeve riparuese të Office Depot

Pretendimet kanë dalë në sipërfaqe në një artikull online nga Laptop Magazine (find.pcworld.com/62792). Bazuar në intervistat me punëtorët momentalë dhe të mëhershëm të Office Depot, Laptop raportoi se disa punëtorë i ndryshojnë çmimet e produkteve të pastra (duke shtuar koston e planit shtesë të riparimit) dhe se disa në mënyrë rutinore u tregojnë konsumatorëve që dëshirojnë të mos pranojnë një plan riparimi, se produkti që dëshirojnë ata nuk gjendet në depo, edhe nëse nuk është ashtu.

Bashkëpunëtorët e shitjes janë në presion për të shitur plane riparimi, pasi përmes tyre kompanitë përfitojnë shumë të holla. Fillimisht, Laptop raporti se disa dyqane do të hiqnin dorë me qejf nga konsumatorët që nuk dëshirojnë plane riparimi për shkak se këto shitje do të ulnin shitjet mesatare të dyqanit. 

Një artikull pasues citoi punëtorët duke theksuar se do t’i mbanin në mënyrë artificiale çmimet e larta për produktet e pastra për të bërë mbulesë të kostos së planit riparues (me ç’rast do t’i thoshin blerësit se këtë e ka të larguar nga pagesa). Laptop tha se disa punëtorë verifikuan se disa taktika të tilla kishin miratimin e menaxherëve të dyqanit.

Tani e tutje, Office Depot ka vendosur një memorandum të brendshëm që i udhëzon punëtorët të mos gënjejnë mbi disponueshmërinë në depo. 
Dyqane të tjera të kutive të mëdha kanë vendosur taktika të dyshimta për të krekosur linjën e fundit. Në vitin 2007, PC World raportoi se disa përfaqësues të shitjes në Circuit City dhe Best Buy ndoqën blerës të PC-ve për t’i paguar ekstra këto dyqane që t’u krijonin disqe restaurimi, të cilat blerësit mund t’i bëjnë edhe vetë me lehtësi (find.pcworld.com/62797).

Lajmet e fundit>