Lajmet

Prezantimi i Analizës Malware në kampusin e UBT CERT në Lipjan 

Apr 20 2017
0 Shpërndarje
Gjatë këtij aktiviteti u prezantua edhe puna e deritanishme e UBT-CERT nga udhëheqësi i këtij divizioni, Atdhe Buja. Prezantimi i Analizës Malware në kampusin e UBT CERT në Lipjan  Photo Source: UBT-CERT

Në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, është prezantuar projekti “Analiza dhe kërkime për softuerë të dëmshëm (Malwares)”, në kuadër të internshipit, që po zhvillohet nga UBT-CERT.

Gjatë këtij organizimi, punën e tyre e prezantuan fituesit e aktivitetit “Hack Day Kosova 2016”, Rexhep Berlajolli dhe Agon Hysenaj, të cilët bënë një prezantim përmbledhës në trajtën e analizës për Malware-ve, përmes platformës së zhvilluar.
Gjatë këtij aktiviteti u prezantua edhe puna e deritanishme e UBT-CERT nga udhëheqësi i këtij divizioni, Atdhe Buja.
Me këtë rast, Hysenaj tregoi për llojet e ndryshme të viruseve, si dhe ndikimin e tyre në rrezikimin e sigurisë së të dhënave, kurse, Berlajolli u thellua në prezantimin e anës teknike, përmes demonstrimit teknik tek platforma që e ka zhvilluar ai dhe ekipi i tij për analizën e Malwares.
Këta talent kanë arritur zhvillimin e një platforme unike që identifikon, lokalizon, raporton, monitoron malwaret e ndryshëm.
Për herë të parë në rajon, UBT-CERT ka hapur Laboratorin e Sigurisë Kibernetike, që do të shërbejë si qendër e koordinimit dhe organizimit për CERT-ekipet në Kosovë dhe më gjerë.
Ky planifikim parasheh organizimin e simulimeve të ndryshme testuese në rrjete, aplikacioneve dhe sistemeve, internshipeve për studentët, trajnime e takime me talent të rinj, analiza dhe kërkime për softuerë të dëmshëm (malwares), si dhe fushata të vetëdijesimit.

Lajmet e fundit>