Harduer

Prezantohen në Berlin pajisjet HTC One me ngjyrë blu dhe HTC Desire 500

Sep 7 2013
0 Shpërndarje
Prezantohen në Berlin pajisjet HTC One me ngjyrë blu dhe HTC Desire 500

DSCKompania HTC solli dy pajisje të reja në prezantimin e konferencës së Berlinit, HTC Desire 500 dhe HTC One në ngjyrë blu.

HTC One me ngjyrë blu është njësoj si HTC One e zakonshme, përveç faktit se ngjyra blu i shkon dizajnit të pajisjes.

Nga ana tjetër HTC One 500 është 4.3 inç me një kamera 8 megapiksel, ka një procesor 1.2 GHz me dy bërthama Snapdragon 200, 1 GB RAM dhe 4 GB hapësirë ruajtëse që mund të zgjerohet me një kartë tjetër shtesë në vendin përkatës.

Pjesa plastike e mbështjellëses është e bukur në paraqitje dhe tejet “energjike”. Por ndryshe nga HTC Desire 600 i mungojnë bokset BoomSound.

Sipas gjykimeve të ndryshme HTC-së i mungon diçka në këtë paraqitje prandaj thuhet se ajo mund të prezantojë “phablet-in”, pavarësisht se nga HTC asgjë nuk është e konfirmuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>