Harduer

Prezantohen zyrtarisht modelet Samsung Chromebook 2, çmimet fillojnë nga 319 $

Mar 4 2014
0 Shpërndarje
Prezantohen zyrtarisht modelet Samsung Chromebook 2, çmimet fillojnë nga 319 $

New-Samsung-Chromebook-2-officially-announced-prices-start-at-319.99Samsung ka prezantuar dy Chromebook, që të dy pjesë e serive të rifreskuara Chromebook 2. Chromebook-ët e rinj vijnë më një dizajn elegant i cili, siç u zbulua dje, do të thotë se kanë të njëjtin ndërtim prej lëkure që ne e shohim në Samsung Galaxy Note 3 dhe tabletët Galaxy TabPRO dhe NotePRO.

Zhvilluar me qëllim për student dhe mësuesit, Netbook-ët e rinj të Samsung-ut bazuar në Chrome OS vijnë në dy madhësi, një më ekran 11.6 inç dhe rezolucion 1366 X 768 pixels, dhe tjetri ofron një ekran 13.3 inç dhe rezolucion Full HD, 1920 X 1080 pixels. Që të dy kanë HDMI, USB, lexues MicroSD, kamera 720p, 4 GB RAM, dhe hardisqe 16 GB.

Chromebook 2 , 13.3 inç ka një procesor Exynous 2.1 Ghz tetë bërthëmësh, dhe një bateri që mund të rezistojë deri në 8.5 orë, dhe është i përmirësuar për telefonët me video dhe mesazhe të Google, Hangouts. Modeli 11.6 inç ka një procesor Exynous 5 Octa 1.9 Ghz dhe bateri që mund të zgjasë deri në 8 orë pune.

“Që kur ne prezantuam Chromebook-ët tonë të parë në vitin 2011, Samsung ka qenë i vendosur të vazhdojë të zhvillojë dizajnet dhe veçoritë e tyre për të arritur nevojat e përdoruesit, ndërkohë duke i qëndruar vazhdimisht dizajnit, thjeshtësisë, shpejtësisë dhe sigurisë që ofrojnë pajisjet tona.

Samsung ka qenë marka “Top Seller” në shitjet e Chromebook-ëve në tre vitet e fundit dhe do vazhdojmë të përforcojmë lidershipin tonë në këtë pozitë që kemi edhe me Chromebook-ët e rinj”, deklaroi Mike Abary Zëvendës President i marketingut të produkteve IT pranë Samsung Electronics America.

Që të dy Chromebook-ët 11,6 inç dhe 13.3 inç do të lëshohen në SHBA në muajin prill. “I vogli” vjen në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, dhe ka një çmim prej 319.99 $, ndërkohë që ai 13.3 inç është më i shtrenjtë, afro 399.99$ me ngjyrë gri titani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>